Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës deri në ato të pasdites moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell.
Në relievet kodrinore – malore pas orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtesi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 11 deri 27°C
në zonat e ulëta 12 deri 30°C
në zonat bregdetare 15 deri 28°C