Parashikimi i motit për ditën e sotme 27 prill 2023

Ditën e sotme  vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat pritet të jenë të pakta dhe kalimtare.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona bregdetare 7 deri 24 °C

në zona e ulëta 3 deri 23 °C

në zona malore 1 deri 18°C

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *