Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do të vijojë të ndikojë edhe mbi vendin tonë.
“Moti tropikal” do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në orët e para të ditës. Duke nisur pas orëve të mesditës (vecanërisht orët e drekës) deri në orët e pasdites vonë në relievet kodrinore – malore pritet shtim vranësirash deri të dendura.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Por, në periudha afatshkurtra reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër ndërsa intensiteti deri mesatar.
Megjithatë në ditë të vecanta nuk do të mungojnë reshjet e shiut që në orët e para të mëngjesit apo edhe në orët e vona të mbrëmjes.