Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore nga Jugu i Europës do të diktojë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira me të dukshme në zonat malore duke sjellë rrebeshe afat-shkurtra shiu në ekstremin verilindor.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.
Era do te fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim deri në 3 balle.
Rajoni dhe Europa
Një sistem i fuqishëm vranësirash me origjinë mbi ishujt britanikë por me ndikim deri në qënder të Europës do të sjellë në këto rajone rrebeshe shiu, shtërngata si edhe stuhi breshëri. Po ashtu, me vranësira dhe shira POR më të pakët do të vijojë Europa Lindore ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.
Republika e Kosovës
Mot i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë duke filluar nga orët e para të ditës në territorin e Kosovës. POR mesdita dhe pasditja ndryshojnë kushtet atmosferike duke sjellë shpeshtim të vranësirave dhe rrebeshe afat-shkutra shiu, ku në zona të izoluara krijohet mundësia dhe për stuhi breshëri.
Maqedonia e Veriut
Orët e paradites mbeten në ndikimin e moti të kthjellët POR pjesa e dyte e ditës sjell vranësira të shpeshta duke bërë që në zona të izoluara të ketë rrebesh shiu të përkohëshme. Orët e mbremjes përmirësojnë sërish dukshëm kushtet e motit duke ri-kthyer kthjellimet dhe temperaturat e larta.