Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 mars 2023

Ditën e sotme moti parashikohet të jetë me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Këto të fundit mund të shoqërohen edhe me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në Alpe dhe majat e maleve do të ketë prani të reshjeve të dëborës me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona bregdetare 6 deri 17°C

në zona e ulëta 2 deri 17°C

në zona malore 2 deri 11°C

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *