Parashikimi i motit për ditën e sotme, 30 janar 2023

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore kryesisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore. Në këtë mënyrë, moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Vranësirat do të jenë prezente gjatë ditës, por pa praninë e reshjeve të shiut.

Temperatura e ajrit gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes do të sjellin prezencë të ngricave në akset rrugore në Veri dhe Lindje të territorit. Ato do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -8°C deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga Veri-Perëndimi duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Përgjatë kësaj jave vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me  vranësira të pakta kalimtare. Ditën e nesërme vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në lindje të vendit dhe jug.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *