Parashikimi i motit për ditën e sotme 31 maj 2023

Kthjellimet do të dominojnë territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash, më të theksuara në zonat Veriore dhe përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Pjesa e dytë e ditës, sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët dhe lokalë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë sërisht rrebeshe shiu si edhe shkarkesa elektrike, nuk do të mungojnë edhe momentet e breshërit në zona të izoluara në Verilindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell 2 gradë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor krijuar në brigjet det dallgëzim deri në 2 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *