Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata si dhe vlera të larta të presionit atmosferik.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët si dhe zhvillime të pakta vranësirash në orët e mesditës deri ato të pasdites dhe kryesisht në relievet malore të territorit ku do të kemi hera-herës vranësira mesatare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era relativisht intensive dhe me shpejtësi që arrin 8-12m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Leave a comment