Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata si dhe vlera të larta të presionit atmosferik për shkak të ndikimit të masave anticiklonare.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me zhvillime të pakta vranësirash kryesisht në relievet malore lindore të vendit. Do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave në vlerat e mesditës në të gjitha qarqet e vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-6 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare jugore dhe lugina era do të fryjë relativisht intensive dhe me shpejtësi që arrin 8-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *