Parashikimi i motit për ditën e sotme 7 mars 2023

Orët e para të ditës së sotme, 7 mars, kanë nisur me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke rrezikuar shira të dobët dhe afat-shkurtër, më të theksuara në zonat veriore – veriperëndimore.

Parashikohet që pas mesditës, vranësirat të pësojnë zhvillim edhe në ekstremin Jugor duke gjeneruar rrebeshe shiu, herë pas herë në formë shtrëngate.

Orët e pasdites dhe në vijim do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit; përjashtuar zonat veriore të cilat mbeten me shira të dobët. Pritet përmirësim i kushteve të motit në të gjithë territorin vetëm në orët e vona të natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mëngjes, por do të mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *