Ditën e sotme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti nis i kthjellët dhe vijon me shtim vranësirash deri të dendura duke filluar nga orët e mesditës.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar priten në mesditën e sotme ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.
Sakaq në relievet malore parashikohet që të rikthehen reshjet e dëborës pas më shumë se tre javëve me temperatura pranverore në vend.