Sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të me intensitet të ulët, lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e veriperëndimit.
Në pjesën tjetër të vendit do të ketë reshje shiu të izoluara dhe të dobëta.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3- 9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era në pjesën e dytë të ditës fiton shpejtesi dhe bëhet relativisht intensive 12-16m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona bregdetare 11 deri 22°C
në zona e ulëta 8 deri 23°C
në zona malore 6 deri 15°C