Parashikimi i motit për fundjavën, ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kjo fundjavë nuk parashikohet të jetë si ditët e tjera verore.

Këtë fundjave moti do të karakterizohet nga vranësirat hera herës të dendura deri në mesditën e së dielës.

Reshjet dhe shtrëngatat do të nisin në bregdet mëngjesin e së shtunës.

Më tej do të spostohen drejt zonave malore, aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e rrebeshet, si dhe shkarkesat elektrike me breshër të izoluar.

Në bregdet dhe zonat e ulëta, reshjet do të rikthehen sërish në mbrëmje vonë e deri mëngjesin e së dielës.

Deri në mesditë, reshje parashikohen të kenë vetëm zonat malore ku dhe aty do të ndërpriten pasdite, për ti lënë vendin motit të kthjellët.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *