Pas disa kohësh me mot të vranët dhe reshje shiu të dendura mbi vendin tonë tashmë ndryshon “tabloja” meteorologjike. Kjo thënë për shkak se për javën që presim përpara mbi rajonin e Ballkanit (dhe një pjesë të Europës qëndrore) pritet të depërtojë Anticikloni Afrikan.
Ky depërtim i pazakontë ose i rrallëhershëm nuk do të sjellë mot “përvëlues”, por padyshim mot të kthjellët dhe temperatura relativisht pak grad më lartë se të zakonshmet e dimrit (vetëm vlerat e mesditës).
Në këtë mënyrë për të gjithë javën moti parashikohet i kthjellë në të gjithë territorin si dhe vranësira të paka kalimtare në relievet malore në lindje. Karakteristike për këtë javë do të jetë gjithashtu edhe mjegulla e dendur ose mjegullina në zonat luginore dhe ato fushore.
Temperaturat në vlerat minimale parashikohen me rënie madje në disa vende edhe në vlera negative ndërsa ato të mesditës parashikohen nga 6°C në relievet malore deri dhe në 17°C në ato të mesditës (shih tabelën bashkëngjitur).