Java e parë e gushtit pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta.
Sipas parashikimit nga meteorologët moti do të jetë kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë as alternimet e vranësirave të pakta por hera-herës edhe mesatare.
Në zonat malore pritet që vranësirat të jenë më të dendura, si dhe era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina me rrahje deri në 8-10m/s.
Temperaturat do të variojnë në vlerat 38 deri në 40°C.