Parashikimi i motit për sot 1 qershor 2023

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të dominojnë të gjithë territorin e vendit deri pas mesdite kur pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu, më të dendura në zonat e Ultësirës Perëndimore.

Edhe pasditja, vijon me vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri në pjesën më të madhe të vendit. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike mbetet deri në orët e mbrëmjes kur pritet përmirësim i dukshëm i motit.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante gjatë mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor – Perëndimor krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *