Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mbrëmjes pritet të jenë deri të dendura. Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e mengjesit përgjatë luginave. Në akseset rrugore në zonat malore, në orët e mëngjesit, pritet të ketë një prezencë të akullit në rrugë.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me me shpejtësi 1-7m/s, ndërsa në bregdet do të fitojë shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona bregdetare 2 deri 13°C
në zona malore -4 deri 4°C
në zona e ulëta -3 deri 14°C