Ditën e sotme territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Në qarqet Kukës dhe Lezhë priten reshje të dobëta dhe lokalisht mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje të dobëta.
Në veri të vendit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat pritet të zbresin deri në lartësinë 900m mbi nivelin e detit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 17 °C, në vendet e ulëta: 9 / 15 °C, në vendet malore: 2 / 13 °C.
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.