Dihet tashmë që periudha e pranverës ka brenda edhe ditët me diell por edhe ato me shi dhe vranësira. Ndonëse java nisi e paqëndrueshme, pritet që mos të mungojnë edhe orët apo ditët me diell.
Sot moti parashikohet të jetë kryesisht me diell, shoqëruar herë pas here dhe me alternime vranësirash deri në mesditë. Paradite pritet të ketë reshje shiu të dobëta e shtrëngata lokale në zonën e qendrës dhe jugut.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.