Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Ndryshe nga ditët e fundit e fundit ku për shkak të masave ajrore me origjinë polare patëm temperature të ulta (si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës), sot moti parashikohet me vranësira të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen në pjesën më të madhe të territorit me reshje shiu me intensitet kryesisht mesatar. Por në zonën e veriperëndimit dhe qendër (pjesërisht jug) këto reshje në periudha afatshkurtra do të jenë me intensitet deri dhe të lartë të vrullshme në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.