Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Do të mbizotërojë moti i vranët me reshje shiu të cilat do të jenë prezente që prej mesnatës me intensitet mesatar.
Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet priten të jenë me intensitet mesatar e hera-herës të lartë në formën shtrëngatave dhe stuhive të cilat në intervale të shkurtra kohore pritet të jenë problematike. Në lartësitë mbi 300- 400 metër në veri-verilindje dhe në lartësitë mbi 600-700 metër në pjesën tjetër të vendit reshje dëbore me intensitet mesatar.
Në periudha afatshkurtra reshjet e dëborës pritet të jenë me intensitet të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive të dëborës në Alpe dhe verilindje.