Gjatë orëve në vijim pritet një përmirësim i kushteve të motit pas përmbytjeve dhe reshjeve të dendura të 24 orëve të fundit. Reshjet deri në mbrëmje do të jenë të lehta, kurse gjatës së nesërme priten edhe kthjellime.
Zonat ku pritet te kete rrebeshe te forta shiu te merkuren
Zonat ku pritet te kete rrebeshe te forta shiu te merkuren
Në zonat veriore të dielën do të ketë shi gjatë mëngjesit dhe orëve të paradites, por intensiteti do të jetë shumë i ulët, ndërkohë që i gjithë territori pritet të përfshihet nga reshje dhe kthjellime deri në mbrëmjen e së dielës.
Ndiqeni LIVE motin
Parametri i erës do të jetë problematik ditën e nesërme, nga orët e para të mëngjesit deri në orët e pasdites.
Moti do të vijojë i qendrueshëm deri të martën, ndërkohë që në mërkurën pritet shtim i vranësirave dhe reshjeve, të cilat në zona të caktuara do të jenë edhe në formë rrebeshi duke sjellë edhe rrezikun e përmbytjeve sërish.
Temperaturat javën e ardhshme do të rriten lehtë duke nisur nga dita e diel. Fillim java do të sjellë një tjetër rritje, dhe maksimumi të ngjitet në 23 gradë, por e mërkura do të sjellë rënie te temperaturës.