Ditën e enjnte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime vranësirash në pjesen e parë të ditës, më pas mbizotëron mot i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa në bregedet hera herës arrin shpejtësi deri 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
- Në zonat malore -4/6°C
- Në zonat e ulëta -1/16°C
- Në zonat bregdetare 4/16°C