Për këtë javë që po futemi vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ku do të mbizotëroi kohëzgjatja me diell por me temperatura të ulta e kryesisht ato në vlerat minimale. Dita e hënë parashikohet e kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore. Ditët e martë e mërkurë pritet të jetë mot i kthjellët në të gjithë territorin e me temperatura të ulta. Prani të ngricave të forta në akset rrugore. Ditët e enjte e premte moti pritet të jetë me alterime vranësirash në pjesën e pare të ditës e më pas kthjellime në të gjithë territorin shoqëruar me një rritje të lehtë të temperaturave minimale e maksimale. Prani të ngricave në akset rrugore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë