Parashikimi i motit për sot!

Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë jugore. Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e parë të ditës dhe alternime vranësirash të cilat vijnë në shtim pas mesditës.

Reshjet do të jenë të dobëta në veriperëndim, ndërsa pritet që intensiteti i tyre të shtohet në orët e vona të mbrëmjes.

Vlen për t’u theksuar si problematike era që do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 2-10m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të jetë në formën e tufanit duke arritur shpejtësi 15-23m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 3-7ballë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *