Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët e kohëzgjate të orëve me dielll, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare në orët e mesditës. Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së apo mjegullinës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-14m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
- në zonat malore -3 deri 11°C
- në zonat e ulëta -3 deri 16°C
- në zonat bregdetare 2 deri 16°C.