Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të kthjellët e kohëzgjatje të orëve më diell por nuk do të mungojnë as vranësirat në orët e mesditës të cilat do të jenë në formën e reve te mesme dhe të larta transparente. Era është me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi 1-6m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë. Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intenistet të ulët në jug të vendit në orët e pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi 1-7m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi deri 8-12m/s shoqëruar me dallgëzimin të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
- në zonat malore 0 deri 13°C deri 14°C
- në zonat e ulëta 1 deri 19°C 4 deri 19°C
- në zonat bregdetare 6 deri 19°C 7 deri 19°C