Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të kthjellët e kohëzgjatje të orëve më diell por nuk do të mungojnë as vranësirat në orët e mesditës të cilat do të jenë në formën e reve te mesme dhe të larta transparente.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi 1-7m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi deri 8-12m/s shoqëruar me dallgëzimin të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 0 deri 13°C
në zonat e ulëta 1 deri 19°C 4 deri 19°C
në zonat bregdetare 6 deri 19°C 7 deri 19°C.