Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qendra me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në detin Adriatik, e cila do të sjellë reshje shiu të lokalizuara në vendin tonë dhe rënie të temperaturave.
E mërkurë, 18 gusht 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu të pakta në Verilindje. Era do të me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi detar do të jetë i forcës 4 ballë, me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 18/34°C
Zona e ulët 17/37°C
Zona bregdetare 20/34 °C
Kosova, e mërkurë, 18 gusht 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu të izoluara.
Era do të jetë me shpejtësi 7-8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten nga 13°C në mëngjes, ndërsa në mesditë deri në 32°C .
E enjte, 19 gusht 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në Verilindje. Era do të fryjë me drejtim Veri-Perëndim, me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 4 ballë, me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat:
Zona malore 17/34°C
Zona e ulët 17/37°C
Zona bregdetare 20/33 °C
/Priza.al/