Dita e sotme do të jetë me diell dhe temperatura të larta. Sipas Meteoalb, orët e para të ditës paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët kryesisht në zonat bregdetare dhe të ulta, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do kenë kalime vranësirash të lehta.Por orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë shqipërinë edhe pse nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 14°C deri në 33°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.
/Priza.al/