Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Në parashikimin e bërë për sot, bëhet me dije se sot pritet moti i qendrueshëm dhe i ngrohtë edhe pse po afrohemi gradualisht drejt fundit të vjeshtës.
Sot në vend do të ndikojnë masat ajrore të qendrueshme me lagështirë, ndërsa hera-herës intervale me diell, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulta.
Temperaturat parashikohen: 13 deri 21 °C në zona bregdetare; në zona e ulëta 7 deri 22 °C; ndërsa 4 deri 13°C në zonat malore. Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim juglindje 1-8m/s.
/Priza.al/