Parashikimi i motit për sot/ Kthjellime gjatë ditës

Këtë të mërkurë, territori shqiptar parashikohet të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin mot të kthjellët dhe të ngrohtë në Ultërsirën Perëndimore.

Ndërsa në zonat malore pritet të ketë kalime të lehta vranësirash, të cilat nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior – VeriLindor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *