Parashikimi i motit për sot/ Më pak reshje, kthjellime dhe temperatura të ulëta

Dielli do jetë prezent ditën e sotme në territorin e Shqipërisë mirëpo nuk do të mungojnë dhe reshjet. E marta e kësaj jave nuk do mbizotërohet nga shirat e rrëmbyeshëm që nisën dje dhe pritet të zgjasin deri në fund të javës.

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të karakterizohet nga vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë reshje te pakta dhe të izoluara shiu në veri dhe qendër, por në zonat jugore nuk përjashtohen rrebeshet afatshkutra. Gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit duke bërë që të ketë intervale të shpeshta me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Verior duke sjell në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *