Parashikimi i motit për sot, si do të luhaten temperaturat

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e vlerave të larta barike të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Pritet që deri në orët e pasdites pjesa më e madhe e Shqipërisë të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave do të ketë në zonat veriore.

Ndërsa në orët e mbrëmjes dhe natës vonë vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin, ku më të shumta do të jenë në zonat Veriore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, POR do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Mbeten prezente masat ajrore të qëndrueshme në të gjithë territorin e Kosovës përgjatë gjithë 24_orëshit, KU kthjellimet pritet të jenë më të dukshme në zonat Perëndimore dhe Jugore në pjesën e parë të ditës. Parashikohet që në orët e pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të bëhen herë pas here të dukshme në terriotor. POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV parashikohet të përfshihet nga vlerta e larta barike përgjatë ditës së diel, duke bërë që të ketë në vend alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Pritet që kthjellimet të jenë dominuese në të gjithë MV deri në orët e pasdites. Ndërsa në vijim vranësirat gradualisht do të shfaqen në të gjithë territorin, por nuk do të sjellin reshje.

Rajoni dhe Europa

Skandinavia do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Gjithashtu si pasojë e zhvillimit të përkohshëm të ciklonit të Islandës Britania e Madhe dhe Europa Qëndrore do të jenë në dominimin e motit të vranët dhe reshjeve të shiut. Ndërsa Europa Lindore dhe Jugore PARAQITEN në mbizotërimin e  kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, vijojnë kthjellimet të jenë më të dukshme në Jugperëndim të Europës./MeteoAlb

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *