Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta e të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira mesatare e hera-herës të dendura, kryesisht në jug. Prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në jug të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet izolohen në relievet e larta malore në jug dhe në verilindje të territorit më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.