Sipas MeteoAlb, depërtimi i mëtejshëm i masave ajrore afrikane do të bëjë që Shqipëria të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura shumë të larta në të gjithë territorin.
Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore; megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale, por rriten ndjeshëm në vlerat maksimale duke u luhatur nga 15°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 41°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Beratit dhe Elbasanit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.