Po ju njohim këtë të diel me parashikimin e motit që do të mbyllë edhe këtë fundjavë.
Për ditën e Diel pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike për vendin tonë. Moti parashikohet me kthjellime, si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Në zonën e Veriut vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, dhe në relievet malore të kësaj zone përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash, me rrebeshe shiu e breshëri lokal.
Shtrëngata shiu afatshkurtra në orët e mesditës, parashikohen gjithashtu edhe në relievet malore në pjesën tjetër të vendit.
/Priza.al/