Dita e premte pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat hera-herës do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulë, të karakterit lokal.
Era do të fryjë nga Veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, dhe hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore di të fitojë shpejtësi deri në 12m/sek.
Temperaturat parashikohet të pësojnë rënie në të dyja vlerat.
Më konkretisht:
Zonat malore 16°C deri në 30°C
Zonat e ulëta 17°C deri në 34°C
Zonat bregdetare 20°C deri në 33°C
/Priza.al/