Moti për sot do të jetë i kthjellët dhe me temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit.
Sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë, ku do të variojnë:
Në zonat malore, nga 18°C në 30°C
Në zonat e ulëta, nga 25°C në 38°C
Në zonat bregdetare, nga 28°C në 39°C.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm.
Temperaturat do të ulen ku do të variojnë: në zonat malore nga 17°C në 31°C dhe në zonat e ulëta nga 19°C në 34°C.
/Priza.al/