Parashikimi/ Si do të jetë moti për festat e fundvitit, nga 5 janari do të rikthehen reshjet e shiut

Fundi i këtij viti dhe fillimi i 2022 parashikohet të ketë mot të kthjellët dhe temperatura të ulëta. Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka bërë me dije se në zonat malore të Shqipërisë termometri pritet të arrijë -10°C.

Deri në mesjavë parashikohen reshje shiu të herëpashershme kryesisht në pjesën bregdetare.

Ndërsa ditën e mërkurë reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Në zonat malore parashikohen ngrica në rrugë gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa në lugina prani e mjegullës e mjegullinës. Kjo situatë do të jetë e pranishme edhe gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi mesatare ndërsa ditën e enjte e vrullshme në bregdet duke sjellë valëzim të forcës 4 dhe 5 ballë. Kjo situatë mendohet se do të vazhdojë deri në 4 janar 2022, ndërsa nga data 5 rikthehen reshjet e shiut, që do të nisin në pjesën veriore të Shqipërisë duke u përhapur në këtë hapësirë në datat 6-7 janar. Më tej, reshjet do të përfshijnë Dibrën, Librazhdin dhe Pogradecin. Gjithashtu, pritet të rikthehen reshjet e dëborës në zonat e thella malore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *