Mbrëmjen e sotme dhe përgjatë ditës së nesërme parashikohen reshje të dendura shiu në veri të vendit, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë.
Njoftimi është bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, i cili njofton se në këto zona mund të ketë vërshime të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Ndërsa në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Gjithashtu pritet rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna dhe liqenin e Shkodrës.