Parashkimi i motit, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës, kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen, në zonat malore 9 deri 28°C, në zonat e ulëta 10 deri 33°C dhe në zonat bregdetare 15 deri 31°C.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *