Paratë nuk blejnë gjithçka, dështimi i PSG në Mynih i kthen parisenët mbrapa në vitin 1995

PSG vazhdon të zhgënjejë në Ligën e Kampioneve, si për të treguar se paratë nuk mund të blejnë gjithçka në futboll.

Klubi francez, edhe pse shpenzon qindra miliona euro dhe ka në radhët e tij disa nga yjet më të shndritshëm të futbollit botëror, përsëri nuk i është afruar trofeut ë të lakmuar për drejtuesit nga Katari.

Eliminimi i sotëm ndaj Bajern Mynih tregoi se klubi vazhdon të dështojë atëherë kur duhet të dalë në pah karakteri, pasi kjo ishte hera e 5-të në 7 vitet e fundit ku parisienët dalin jashtë në këtë fazë të turneut.

Por këtë herë, eliminimi ka qenë më i dhimbshëm, pasi rezulton se ata nuk kishin mbyllur një duel me sistem vajtje-ardhje pa shënuar asnjë gol si ndaj Bajernit, që nga viti i largët 1995 në këtë turne. Asokohe ishte Miiani që i mposhti në gjysmëfinale, 1-0 në Paris dhe 2-0 në shtëpi, po ashtu siç bëri edhe Bajern Mynih këtë vit./panorama.sport

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *