Paratë ruse në llogarinë e Kryemadhit/ PS përsërit thirrjen: Të hetohet!

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka ka kërkuar nga drejtësia që të nisë hetimet për llogaritë e Monika Kryemadhit në parajsat fiskale me ortakë rusë. Me anë të një deklarate për shtyp nga selia rozë, ajo theksoi faktin se Kryemadhi ka refuzuar të japë sqarime lidhur me këtë çështje.

“Në vend që të vihet në dispozicion të organeve të drejtësisë kërconin mediat. Deputetja Kryemadhi duhet të sqarojë se çfarë anë kërko deklaroi offshore. Pse nuk janë deklaruar. Implikimi i një politikani shqiptar në skenat e errëta të financimeve ruse është një goditje e fortë ndaj vlerave evropianë. drejtësia shqiptarë nuk duhet të humbë kohë që të nisë hetimin. ndërkohë që Kryemadhi refuzon sqarimet organet e drejtësisë duhet të nisin hetimet që nga mos deklarimi e deri për pastrim parash e fshehje pasurish. Deri ku dhe në çmasë kryemadhi është përfshirë me rusët” – tha ndër të tjera Bushka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *