Parcela me kanabis në Zall-Herr/ Lirohen nga detyra 4 ushtarakë, për 6 propozohet lirimi

Pas zbulimit të parcelës me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka thirrur një mbledhje urgjente.

Ndërkohë janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja.

Me datë 04 gusht 2023, ora 08.30, një ekip i Policisë së Shtetit (Komisariati nr. 5, Kamëz, Tiranë) së bashku me përfaqësues nga Policia Ushtarake, u paraqitën në pronën e një repart ushtarak të Forcës Tokësore në Babrru, me qëllim ushtrimin e një kontrolli për kultivimin e bimëve narkotike.

Nga kontrolli u konstatua se në pronën e këtij repartit, kultivoheshin bimë narkotike të dyshuara si cannabis sativa.

Policia e Shtetit së bashku me Policinë Ushtarake ngritën grupin hetimor, kryen veprimet hetimore dhe proceduriale dhe pas përfundimit të kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe marrjes së provave për ekspertim, u asgjësuan me anë të djegies 115 bimë ndërsa 10 janë marrë për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

Gjatë veprimeve hetimore dhe proceduriale, nga grupi hetimor u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 70 i Kodit Penal Ushtarak, ushtarakët me detyra:

1. Shef i seksionit të sigurisë së Repartit Ushtarak

2. Specialisti i zbulimit së Repartit Ushtarak

3. Specalisti i sigurisë së Repartit Ushtarak

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 70 i Kodit Penal Ushtarak ushtarakët me detyra:

1. Komandant i Repartit Ushtarak

2. Specialisti i infrastrukturës së Repartin Ushtarak

3. Magazinieri në Repartin Ushtarak

4. Zv/ komandant toge në Repartin Ushtarak

Materialet hetimore dhe proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 70 i Kodit Penal Ushtarak, për ushtarakët, si edhe për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, pa autor.

Menjëherë pas ngjarjes në të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura filloi një proces vlerësimi dhe analize për masat e marra dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Në këtë kuadër Shtabi i Përgjithshëm i FARSH ushtroi kontroll në Forcë Tokësore dhe Repartin Ushtarak me subjekt planëzimin dhe zbatimin e masave të ruajtjes dhe sigurisë. Gjithashtu Shtabi i Përgjithshëm ndoqi analizat e zhvilluara në Forcën Tokësore dhe në Policinë Ushtarake mbi shkaqet dhe përgjegjësitë që çuan në këtë ngjarje. Nga ky proces, përfshirë edhe vetë analizën ë vetë Shtabit të Përgjithshëm, janë marrë masat e mëposhtme:

1. Janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja, përkatësisht:

1. Specialisti për sigurisnë në seksionin e zbulimit

1.2. Specialist për infrastrukturën/MNZSH

1.3. Zëvëndës Komandant toge në Kompaninë e mbështetjes

1.4. Magazinier/shofer në Kompaninë e Mbështetjes

2. Propozimin për lirimin nga detyra dhe nxjerrjen në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm të FA të 6 ushtarakëve të FT dhe 4 ushtarakë të Policisë Ushtarake.

2.1. Komandanti i Repartit Ushtarak

2.2. Komandanti i Policisë Ushtarake

2.3. Shefi i Shtabit i Repartit Ushtarak

2.4. Shefi i Seksionit të Zbulimit i Repartit

2.5. Komandanti i Kompanisë Mbështetëse të Repartit

2.6. Specialist për gatishmërinë dhe Operacionet

2.7. Specialist për Zbulimin në Repartin ushtarak

2.8. Inspektor i Policisë Ushtarake

2.9. Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

2.10. Ndihmës Specialist/Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

3. Masa disiplinore “Zgjidhje e kontratës së punës” për një Inspektor/Ekspert i Ekzaminimeve Kompjuterike të PU si dhe masa disiplinore “Paralajmërim për zgjidhje kontrate” për Shefin e Sektorit të Policisë Kriminale në Policinë Ushtarake.

Njëkohësisht, në analizën e SHPFA me Komandantët e Forcave dhe reparteve u theksua marrja e masave të menjëhershme me qëllim parandalimin e përsëritjes së tyre në të ardhmen, si dhe u kërkua zbatimi i detyrave të dërguara.

Ngjarja e ndodhur nuk ka cënuar disiplinën, gatishmërinë dhe operacionalitetin e strukturave të FA dhe nuk ka ndikuar në uljen e moralit të personelit ushtarak dhe civil, për të shërbyer me përkushtimin dhe devotshmëri në përmbushje të misionit dhe detyrave të FA./Shqiptarja.com

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *