Ministrja e Kulturës në një intervistë në emisionin “Log.”, ka folur për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Margariti gjatë intervistës u ka dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve dhe dyshimeve që kanë ngritur për Parkun Kombëtar të Butrintit, për të cilin është thënë se i është dhënë një entitetit tjetër.
Ministrja tha se Parku do të menaxhohet nga një bord ku Ministria ne Kulturës dhe shteti shqiptar janë anëtarë.
Ndërsa sa i përket akuzave për pagesat e majme, Margariti tha se asnjë anëtar i bordit nuk do të marrë pagesa ekstra.
“Bordi do të punoj me pjesëmarrje vullnetare, asnjë nga anëtarët e bordit nuk do të marrë pagesa ekstra. Në ëndrrat e disa personave jam veshur si qyp me florinj. Ministri i Kulturës dhe asnjë anëtar tjetër nuk merr asnjë pagesë”, tha Margariti.