Parku i Butrintit/ Margariti i përgjigjet Zhupës: Do jeni edhe ju krenare një ditë

Parku i Butrintit është një nga çështjet më të nxehta aktualisht në Shqipëri.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, në seancën e sotme plenarë i është përgjgjur akuzave të deputetes së PD, Ina Zhupa, duke i kujtuar disa fakte, të cilat ministrja i bëri publikë në rrjetet e saj sociale disa ditë më parë.

Margariti i tha Zhupës, se kjo e fundit një ditë do të jetë krenare për Parkun e Butrintit.

Elva Margariti:

Ekspertët shqiptarë janë konsultuar për parkun e Butrintit. Janë mbi 80 ekspertë shqiptarë. Plani i menaxhimit është diskutuar dhe miratuar në Këshillin e Pasurive kulturore. Në prill 2020, parku është miratuar dhe në Këshillin Pasurore Materiale. Plani është i konsultueshëm në Fletorën Zyrtare. Ka kaluar në të gjithë ministritë e linjës. A kemi bërë marrëveshje dhe i jemi drejtuar të gjitha institucioneve publike. Hapësira e re e munguar është një muze arkeologjik në Sarandë.

 Kemi parë shumë më larg se thjesht një kërkim shkencor në vend, por mundësinë e zhvillimin e siteve dhe poleve të tjera. Këto informacioneve të merren dhe lexohen, të gjitha datat dhe elementet janë në dispozicion nga ministria e Kulturës. Kjo nuk është formë koncesioni por administrimi. Nuk është gjetje e kësaj qeverie. Kur ta gjeni në Butrintin tuaj dhe do të jeni dhe ju krenare një ditë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *