Tik Tok do të bllokohet nga ‘të gjitha pajisjet parlamentare dhe rrjeti më i gjerë parlamentar’ në Britaninë e Madhe, kanë njoftuar zyrtarët e lartë britanikë.
Aplikacioni për ndarjen e videove tashmë është ndaluar nga telefonat e qeverisë për shkak të frikës se të dhënat mund të ndahen me regjimin komunist kinez në Pekin.
Një zëdhënës i Parlamentit tha: ‘Pas vendimit të qeverisë për të ndaluar Tik Tok nga pajisjet qeveritare, komisionet e Dhomës së Komuneve dhe Lordëve kanë vendosur që Tik Tok të bllokohet nga të gjitha pajisjet parlamentare dhe rrjeti më i gjerë parlamentar.’