“Parlamenti është kthyer në turp”, Berisha ‘i sulet’ Nikollës: Funksionon si punonjëse e kuzhinës së Ramës

Ish kryeministri, Sali Berisha ka sulmuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, duke i thënë se sillet në parlament si punonjëse e kuzhinës së Edi Ramës.

Sipas Berishës, Nikolla i bindet vetëm urdhrave të Ramës, duke harruar edhe kushtetutën, ndërkohë që shtoi se kryeministri e ka shndërruar parlamentin në turpin më të madh në histori.

“Ky kalon nga super skandali në super skandal, ky nuk njeh kufij. Ne vetëm vend i lirë nuk jemi, por ne jemi demokratë dhe do e rikthejmë lirin, dinjitetin shqiptarëve. Ata që mendojnë se mund të na asgjësojnë, do përballen me të gjitha pasojat. Ua them këtu. Ky parlamentin e ka bërë një turp në histori. Kam 30 vjet po nuk ka ekzistuar kurrë një parlament i turpshëm si ky. Një kryetare që funksionon si punonjëse në kuzhinën e Ramës, çfarë i thotë ai ‘po, po’. Harron kushtetutën e çdo gjë. Ne do e bëjmë betejën edhe në parlament, pastaj do thërrasim e edhe popullin. Shqipëria meriton parlamentarizëm. Ai gjen mekanizma të ndajë deputetët në 10 minuta, shkelmon sepse ka vënë një njeri që funksionon ai automati i tij”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *