Parlamenti i Portugalisë ka miratuar një projekt-ligj të rishikuar që legalizon eutanazinë për njerëzit e sëmurë dhe të plagosur rëndë.
Sipas medieve të huaja legjislacioni kërkon ende nënshkrimin e presidentit të Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa për t’u bërë ligj, dhe dihet se ai ka rezerva të thella për këtë vendim.
Nëse ai nënshkruan versionin e dytë të projektligjit, Portugalia do të bëhet një nga vendet e pakta në botë që i lejon procedurat.
Vetëm Belgjika, Luksemburgu, Holanda dhe Spanja kanë legalizuar format e eutanazisë.
Parlamenti miratoi versionin e parë të projektligjit në janar, por u refuzua nga Gjykata Kushtetuese e vendit pas një kërkese rishikimi nga presidenti Rebelo de Sousa.
/Priza.al/